Promovimi i turizmit të Shqipërisë në Çeki

”Shqipëria, vendi i mundësive dhe kënaqësive pa fund”, foto ekspozitë në Republikën Çeke për promovimin turistik.

Promovimi i turizmit të Shqipërisë në Çeki

Në një nga sallat e bibliotekës së qytetit Milevsko, këto ditë u hap foto-ekspozita “Shqipëria – vendi i mundësive dhe kënaqësive pa fund”, një bashkëpunim i fotografit Josef Luxenburg dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke.

Në ceremoninë e hapjes së foto-ekspozitës, mori pjesë kryetari i Bashkisë së qytetit, Ivan Radosta, miq e simpatizantë të Shqipërisë dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij Këshilltari i Ambasadës, Lulzim Çota përshëndeti fotografin Luxenburg për nismën e tij për hapjen e foto-ekspozitës me titullin domethënës, “Shqipëria – vendi i mundësive dhe kënaqësive pa fund”, gjë që e bën edhe më tërheqëse Shqipërinë për banorët e qytetit Milevkotë, cilët padyshim do të jenë dhe turistët e ardhshëm në Shqipëri dhe miqtë e saj.

Mjedisi i foto ekspozitës ishte dekoruar me flamurë shqiptarë e çekë, ndërsa fotot prezantonin Shqipërinë turistike, të fokusuara në simbolet kombëtare shqiptare, qytetet dhe kalatë e Krujës e Beratit, kishat dhe pikturat/ikonat e në Durrës, Berat etj.

Në foto të tjera pasqyrohej zhvillimi/ndërtimet e reja në Shqipëri krahas objekteve historike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme