Ceremonia përkujtimore për Alija Izetbegoviç në Sarajevë

Themeluesi i shtetit të pavarur të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Presidenti i parë i saj, Alija Izetbegoviç, u përkujtua në 12 vjetorin e tij të vdekjes pranë varrit të tij në Sarajevë.

Ceremonia përkujtimore për Alija Izetbegoviç në Sarajevë

Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në varrezat e dëshmorëve në Kovaçi sëbashku me familjen e të ndjerit morën pjesë një serë njerëzish të tjerë.

Shumë përfaqësues të misioneve të huaja në Sarajevë vendosën lule pranë varrit të Alijas.

Republika e Turqisë u përfaqësua nga ambasadori i saj në Sarajevë, Cihad Erginay.

Izbetkoviç i lindur në vitin 1925, luftoi për pavarësinë e Bosnje dhe Hercegovinës deri në vitin 2000 ku më pas u largua nga presidenca.

Miku i tij ngushtë, Habib Izdrizoviç, shpjegon rëndësinë e “Mbretit” të Bosnjë-Hercegovinës, “Nëqoftëse nuk do të ishte ai, nuk dot të kishte as Bosnje” tha më tej ai.

Gjatë luftës serbët dhe kroatët masakronin popullsinë në qytetet muslimane dhe rrënonin xhamitë.

Ndërsa katolikët dhe ortodoksët jetonin të sigurte dhe në paqe në territoret ku zotëroheshin nga myslimanët.

Izetbegoviç me këtë qëndrim parimor dha një shembull në botë gjatë viteve të luftës.

Ky qëndrim i mbretit të dijes që filloi në vitet e rinisë, u bë shkak që rininë ta kalonte i burgosur.
Gjatë luftës së dytë botërore ai luftoi kundër ideologjisë fashiste ndërsa pas luftës, bëri përpjekje kundër ideologjisë komuniste.

I biri i tij, Bakir Izetbegoviç, i cili është aktualisht anëtar boshnjak i presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, vazhdon në hapat e babait të tij.

Alija Izetbegoviç ka thënë: “Betohem në zot se nuk do të robërohemi.”

Ai e mbajti fjalën e tij dhe u fali boshnjakëve pavarësinë dhe flamurin e tyre.

Ndërkohë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet rrjetit të tij social "Twitter" shkruan: “Në 12-vjetorin e vdekjes së tij, unë përkujtoj liderin e mençur Alija Izetbegoviç me respekt dhe mëshirë.”

Më pas, Presidenti Erdogan së bashku me mesazhin e tij ndau një foto të Izetbegoviçit. Të njëjtin mesazh ai e postoi edhe në gjuhën boshnjake.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme