Maqedoni - Ambasada turke hap librin e ngushëllimeve

Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup ka hapur librin e ngushëllimeve për sulmin terrorist të 10 tetorit në Ankara.

394362
Maqedoni - Ambasada turke hap librin e ngushëllimeve

Turqit e Maqedonisë, politikanë dhe përfaqësues të OJQ-ve e misioneve diplomatike të huaja në këtë vend firmosën librin e ngushëllimeve, duke ndarë kështu ndjenjat e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë në kryeqytetin turk.

Politikanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Maqedoni, të cilët nënshkruan librin e ngushëllimeve në Ambasadën turke në Shkup, dënuan fuqishëm sulmin dhe theksuan mbështetjen e tyre për Turqinë.

Në mesazhet e turqve të Maqedonisë, të cilët firmosën librin e ngushëllimeve, nënvizohet se sulmi terrorist ka vendosur në shënjestër Turqinë në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme, demokracinë dhe paqen rajonale e botërore.

Librin e ngushëllimeve e nënshkroi edhe vetë ambasadori i Turqisë në Shkup, Omur Solendil, i cili dënoi fuqishëm sulmin terrorist të 10 tetorit dhe shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë popullin turk dhe në veçanti për familjet e viktimave.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë, Kenan Hasip, deklaroi se akti terrorist në fjalë është një sulm ndaj unitetit, solidaritetit dhe integritetit territorial të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme