Fluks i madh emigrantësh në kufirin maqedonas

Maqedonia po përballet sot me një valë të re të shtuar të emigrantëve me rreth 10 mijë hyrje nga Greqia gjatë 24 orëve të fundit dhe një mobilizim të gjithë kapaciteteve në radhët e policisë, e urdhëruar për të menaxhuar këtë situatë.

Fluks i madh emigrantësh në kufirin maqedonas

Kjo shifër nuk e tejkalon gjithsesi numrin rekord prej 12 mijë kalimesh kufitare brenda 24 orëve regjistruar në fillim të muajit shtator.

“Ky fluks i madh migrator pritet të vijojë në ditët e ardhshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme maqedonase, Ivo Kotevski.

Gjatë ditëve të fundit numri i migrantëve që po futen në vend ishte tre mijë deri në pesë mijë persona.

Sipas një burimi policor në anonimat, një valë e re prej 10 mijë personash, më pas një tjetër kryesisht prej 10 mijë migrantësh pritet në ditët në vijim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme