Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shqipëri - Pensionet me Maqedoninë, marrëveshja mbërrin në Kuven

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve të pensioneve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ndodhet tashmë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Shqipëri - Pensionet me Maqedoninë, marrëveshja mbërrin në Kuven

Referuar të dhënave numri i përfituesve nga të dy vendet vlerësohet të jetë rreth 300 mijë. Marrëveshja “Për mbrojtjen shoqërore” e firmosur në mars të këtij viti në Shkup nga ministrat e Mirëqenies Sociale të të dy vendeve parashikon trajtimit e barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Marrëveshja zbatohet për skemën e sigurimeve shoqërore dhe, konkretisht, për përfitime në të holla, për: sëmundje, për personat e punësuar; barrë lindje, për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit; aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale, për personat e punësuar; pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit. Gjithashtu, marrëveshja zbatohet edhe për përfitime nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore, të cilat jepen në formën e përfitimeve në natyrë, për subjektet përfituese të siguruara.

Kjo marrëveshje është vlerësuar si një instrument që i vjen në ndihmë shumë qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë që për arsye të ndryshme kanë punuar apo punojnë, respektivisht në Shqipëri dhe Maqedoni, por që për mungesë të legjislacionit përkatës nuk mund të përfitonin të mirat e kontributeve të tyre shoqërore.

Zbatimi i marrëveshjes nuk do të ketë efekt financiar të menjëhershëm, pasi e drejta për përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, shtetasve shqiptarë u lind në një periudhë të dytë, kur ata të kenë mbushur moshën për pension. Në relacion evidentohet fakti se numri i shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni është 1.468 persona. Duke pasur parasysh që emigrantët shqiptarë që kanë periudha sigurimi janë relativisht të rinj dhe duan, të paktën, 6-10 vjet për të dalë në pension, efektet financiare do të fillojnë pas kësaj periudhe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme