Eurozona mbështet Greqinë në zbatimin e një plani të ri reformas

Eurozona do të përcaktojë qëndrimin e saj për zbatimin e masave të kërkuara nga Greqia në këmbim të planit të ndihmës prej 86 miliardë eurosh, miratimin e të cilës Kryeministri Aleksis Tsipras e ka premtuar urgjentisht, edhe pse priten debate.

349829
Eurozona mbështet Greqinë në zbatimin e një plani të ri reformas

Takimi i ministrave të Financave në Luksenburg është i pari që prej rizgjedhjes së Tsiprasit në Greqi. Këto bisedime do të materializojnë marrëveshjen me rikthimin e Euclide Tsakalotos, i vlerësuar nga kolegët evropianë dhe i riemëruar në postin e ministrit të Financave.

Deri në fund të muajit tetor, qeveria e Aleksis Tsipras pritet të miratojë një pikë korrigjuese në buxhetin e 2015-s, ku bëjnë pjesë reduktime të reja në pensione, një reformë e tatimit mbi të ardhurat dhe forcimin e sistemit të taksave, që rëndon tek fermerët.

“Vendime të vështira”, bëhen me dije për përmbushjen e marrëveshjes së eurozonës me kryemistrin e sapo rizgjedhur grek.

Tsipras duhet të marrë vendime të zgjuara dhe të shpejta me synim zhbllokimin e tre miliardë eurove në parim deri në fund të muajit nëntor, në funksion të avancimit të zbatimit të reformave të parashtruara në program.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme