Kodheli: Integrimi i Ballkanit në BE parandalon konfliktet

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një leksioni që dha të premten në Kursin e Lartë të Sigurisë, tha se anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të parandalonte lindjen e konflikteve të reja në këtë rajon.

Kodheli: Integrimi i Ballkanit në BE parandalon konfliktet

“Rruga drejt anëtarësimit në BE është më komplekse për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu është edhe për vendin tim. Pasiguritë politike dhe vështirësitë ekonomike janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit, dhe në një kohë konfliktesh të tilla, ne të gjithë biem dakord që lindja e konflikteve të tjera mund të parandalohet lehtësisht nga proceset e integrimit”, deklaroi ministrja Kodheli.

Vendet anëtare të NATO-s, theksoi ajo, po përballen së fundi me kërcënime të ndryshme që vijnë nga Lindja dhe Jugu, por ato kanë të përbashkëta parimet e mbrojtjes kolektive, menaxhimin e krizave dhe sigurinë bashkëpunuese.nato

Ballkani Perëndimor është njëri prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por shumë i ndikuar nga paratë dhe ideologjia e Moskës, si dhe nga fondamentalizmi. Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia, së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë, pavarësisht se janë për vite me radhë vende kandidate potenciale për anëtarësim në NATO, nuk i janë bashkuar ende grupit atlantik, tha Kodheli.

Sipas saj, shembujt më të mirë të rajonit janë Sllovenia dhe Kroacia, vende anëtare të NATO-s dhe BE-së dhe Shqipëria, anëtar vetëm i NATO-s. Vendet e tjera janë kandidate për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërkohë që Kosova është duke bërë përparim të madh drejt njohjes së saj dhe integrimit në organizatat ndërkombëtare.

mimi kodheli“Rruga e NATO-s është më e qartë dhe të gjithë e dinë që detyrat e shtëpisë duhet të bëhen. Por, NATO nuk duhet të harrojë se këto forca të errëta, që vijnë nga Lindja duan të godasin Aleancën pas krahëve. Pika më e dobët është afër, diku mes Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, të gjitha vende anëtare të NATO-s që ndajnë kufijtë me vende joanëtare të Aleancës”, tha Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes në leksionin e saj shprehu bindjen se “integrimi i Ballkanit Perëndimor të Evropës në komunitetin Euro-Atlantik do ta bëjë Aleancën tonë një grup më të mirë të vendeve me vlera të përbashkëta për mbrojtjen kolektive. Ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera evropiane dhe kemi të njëjtat objektiva për të ardhmen. Me vullnet më të mirë politik, konfliktet lindore dhe jugore do të qëndrojnë larg Ballkanit. Ne tashmë kemi vendosur për forcimin e Forcës së Reagimit të Shpejtë të Aleancës”, tha ajo ndër të tjera.

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) është më i lartë në piramidën e arsimit ushtarak në ushtrinë shqiptare. Ky është Kursi i 7-të ku marrin pjesë ushtarakë të lartë nga FA të Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga institucione në vartësi të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë, nga Presidenca etj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme