SHBA -Rama: Shqipëria shembull global i bashkëjetesës

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij disaditore në SHBA, ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë organizuar nga Shqipëria me temë “Harmonia Sociale për Zhvillim të Qëndrueshëm” në Nju Jork.

SHBA -Rama: Shqipëria shembull global i bashkëjetesës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook të dielën pasdite shprehet se Shqipëria është shembull global i bashkëjetesës dhe përvoja të tilla duhen përçuar përtej kufijve të Shqipërisë në realitete të ndryshme sociale, politike dhe kulturore.edi rama

“Në aktivitetin e nivelit të lartë organizuar nga Shqipëria së bashku me Selinë e Shenjtë dhe Mbretërinë Hashemite të Jordanisë për “Promovimin e mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës”.

Duke folur për shembullin e Shqipërisë dhe si ky vend ka ditur gjithmonë të ndërtojë mbi ngjashmëritë dhe si të respektojë dallimet, sidomos në çështjet e fesë, Kryeministri Rama tha: “Kjo është një përvojë, e cila ka nevojë të përçohet përtej kufijve tanë, në realitete të ndryshme sociale, politike dhe kulturore. Në një kohë kur është momenti për t’u ngritur dhe të bashkëpunojmë për shoqëritë që respektojnë të drejtat universale të njeriut, themelet e lirisë dhe që refuzojnë pikëpamjen e korruptuar të çdo forme besimi që mund të përhapet në çdo qytet, nga Parisi në Baga, duke kërcënuar jetën, paqen dhe të ardhmen”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme