Marrëveshje me BE për 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Bashkimi Evropian ka akorduar për zhvillimin dhe Mbeshtetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 71 milion euro, deri në vitin 2020.

Marrëveshje me BE për 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural ( DG-Agri ), Jersy Plewa firmosën të enjten në Bruksel në ambjentet e Komisionit Evropian, marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.

Burime nga dikasteri i Bujqësisë, bëjnë të ditur se, marrëveshja financiare është garanti me vlerën më të madhe të alokuar nga Bashkimi Evropian për asistencën dhe mbështetjen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale.

Kjo marrëveshje pason mbështetjen e vazhdueshme që BE ka akorduar në vite përmes projekteve IPA dhe IPARD për bujqësinë shqiptare, duke shërbyer kështu si një katalizator dhe mbështetje e drejtpërdrejtë në sistemin e financimit rural shqiptar, për prodhuesit dhe ekonominë fermere.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme