Shënohet Dita e pavarësisë së Maqedonisë

Me rastin e 8 Shtatorit “Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë” nga kazerma e Shkupit “Ilinden” u realizua qitje nderi artilerie nga 10 topa.

Shënohet Dita e pavarësisë së Maqedonisë

Me rastin e 8 Shtatorit “Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë” nga kazerma e Shkupit “Ilinden” u realizua qitje nderi artilerie nga 10 topa nga ana e njësitit të batalionit të artilerisë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

“Si çdo vit tashmë tradicionalisht edhe këtë vit njësiti i artilerisë i Armatës së Republikës së Maqedonisë njoftuan festën e madhe, Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë me qitje nderi artilerie nga 10 topa në nder të festës tonë dhe në nder të të gjithë atyre që derdhën gjakun për pavarësinë e Maqedonisë”, deklaroi zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë maqedonase, Mirçe Gjorgovski.

Në kuadër të kësaj dite, në kazermën “Ilinden” poashtu u mbajt solemnitet me rastin e pranimit të 125 ushtarëve të rinj profesional në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski.

Jolevski duke u uruar fillimin e ri në karrierë në profesionin ushtarak, deklaroi se elementi kyç për sukses të çdo armate është personeli ushtarak cilësor, i motivuar dhe me stërvitje të lartë, dhe për këtë arsye është investuar në mënyrë afatgjate në trajnimin e personelit të Armatës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme