Kryeministri Rama në New Jork për "Impakti i së ardhmes"

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të jetë njëri prej 1000 emrave të suksesshëm ndërkombëtarë që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile, të cilët do të mblidhen së bashku në këtë eveniment.

Kryeministri Rama në New Jork për "Impakti i së ardhmes"

Evenimenti “Impakti i së ardhmes” tashmë është kthyer në traditën e dekadës së fundit, ku udhëheqës të ndryshëm dakordojnë së bashku mbi mënyrën se si do të zgjidhin disa nga sfidat globale.

Organizatorët e këtij takimi të rëndësishëm janë pikërisht familja Clinton, të cilët kanë edhe fondacionin që mban emrin e tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit do të nxjerrin në pah pikat ku duhet punuar më shumë, në mënyrë që të sjellin progres në botën ku ne sot jetojmë.
Disa nga sfidat që pritet të diskutohen janë ndryshimi i klimës, barazia gjinore, shëndetësia në rang global dhe nxitja e njerëzve për të bërë më shumë bamirësi.

Pjesë e këtij eventi të rëndësishëm pritet të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu, “Fondacioni Clinton” u ka dërguar ftesë edhe disa prej liderëve të tjerë botërorë, si dhe përfaqësuese të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Deri më sot, takime të këtij lloji kanë marrë më shumë se 3200 angazhime, të cilat kanë përmirësuar jetën e më shumë se 430 milionë njerëzve në 180 vende të botës. Edhe këtë herë priten mënyra inovative për të hartuar zgjidhje sa më konkrete si edhe efektive.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme