Kosova do të hapë ambasadë në Kanada, fuqizohen marrëdhëniet

Marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Kanadasë do të fuqizohen në muajt në vijim me hapjen e ambasadës kosovare në Otavë dhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve kyçe në fushat e ekomonisë, tregtisë dhe bashkëpunimit politik.

Kosova do të hapë ambasadë në Kanada, fuqizohen marrëdhëniet

Këtë e paralajmëroi të hënën zv/ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, në një takim lamtumire me ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, Louise LaRocque.

Ambasadorja kanadeze për Kosovën, Louise LaRocque, theksoi se Kanadaja mbetet një partnere e fuqishme e Kosovës në afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare. Zv/ministri Selimi falënderoi ambasadoren LaRocque për bashkëpunimin e frytshëm ndërshtetëror, e posaçërisht në rrafshin ekonomik.

Selimi vlerësoi lartë marrëdhëniet me Kanadanë dhe i shprehu mirënjohje ambasadores LaRocque për mbështetjen e plotë të shtetit kanadez për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme