Kufijtë e Kosovës pa vonesa në fluksin e lartë drejt Shqipërisë

Në tre vendkalimet kufitare drejt Shqipërisë, Vërmicë-Morinë, Qafë e Prushit dhe Qafë e Morinës, edhe në kushtet e fluksit te lartë që vazhdon, nuk ka pritje e kolona në hyrje-dalje.

Kufijtë e Kosovës pa vonesa në fluksin e lartë drejt Shqipërisë

Në Vërmicë, vendkalimi kryesor nëpër autostradë, në këto momente, në dalje drejt Shqipërisë nuk ka kolona e pritje, e në hyrje drejt Kosovës kalohet për më së shumti 5 -10 minuta në kolonë vetëm 20 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, në pikat kryesore kufitare me shtetet tjera, drejt Serbisë në Merdare në dalje pritet 30-60 minuta në kolonë 1 kilometër, drejt Maqedonisë në Han të Elezit pritet 2-5 minuta pa kolona, drejt Malit të Zi në Kullë pritjet janë 2-5 minuta në kolona 20 metra.

Në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, në korrik 2015 ka pasur më shumë se një milion (1023970) hyrje dalje të personave, afër gjysëm milioni (481933) apo afër dyfish më shumë se në korrikun 2014, kur kishe 542037 hyrje dalje. Në qershor 2015 ka pasur gjithësej 500 288 hyrje dalje të personave, sipas të dhënave të njoftuara ekskluzivisht për ATSH nga Policia e Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme