Cipras: Sfida është arritja e maxhorancës absolute

Sfida kryesore në zgjedhjet e parakohshme të 20 nëntorit në Greqi për të majtën radikale Syriza është që të arrijë të marrë një mandat të fortë, një maxhorancë absolute, që të mund të qeverisë në katër vitet e ardhshme, njoftoi sot Aleksis Cipras.

Cipras: Sfida është arritja e maxhorancës absolute

Në një intervistë për të përjavshmen “Realnews” mbi sfidat e këtyre zgjedhjeve legjislative, Aleksis Cipras, që kërkon një mandat të dytë si kryeministër, u përgjigj: “Është e thjeshtë, e qartë dhe demokratike. Ne kërkojmë një mandat të fortë, një maxhorancë absolute për qeverinë Syriza”.

Duke përparuar nga 1 në 3,5 pikë, sipas sondazheve, kundërshtari kryesor ND (Demokracia e Re), Syriza ka pak mundësi që të marrë maxhorancën absolute.

Por Cipras është kundër kërkimit të aleatëve për të krijuar një qeveri koalicioni, sikurse kishte bërë pas fitores së 25 janarit, ku për dy deputetë humbi maxhorancën absolute.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme