Maqedoni - Ministri i Jashtëm austriak viziton Gjevgjelinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ka vizituar të mërkurën refugjatët në komunën kufitare Gjevgjeli të Maqedonisë, ku i bëri thirrje Bashkimit Evropian se Maqedonia duhet të ndihmohet patjetër në lidhje me refugjatët.

Maqedoni - Ministri i Jashtëm austriak viziton Gjevgjelinë

Pas një sërë kontaktesh me autoritetet e Shkupit, ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm maqedonas, Mitko Çavkov, kaloi në Komunën Gjevgjeli, pikëgrumbullimi i refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi.

Kurz inspektoi kampin e refugjatëve në Gjevgjeli dhe konstatoi se situata e tyre është e mjeruar, duke theksuar se Maqedonia po përpiqet të përballojë e vetme një fluks të madh refugjatësh.

Ai tha se Bashkimi Evropian duhet urgjentisht të ndihmojë Maqedoninë për sa i takon kësaj çështjeje.

“Në këtë fushë nevojitet domosdoshmërish një punë e përbashkët. Tashmë Brukseli duhet të ketë parasysh jo vetëm valën e emigracionit ilegal, që kalon nga Italia; por edhe atë nëpërmjet territorit të Maqedonisë. Për zgjidhjen e situatës, Austria do të japë ndihmën e saj për Maqedoninë dhe do të bashkëpunojë me këtë vend”, u shpreh ndër të tjera ministri Kurz.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme