Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Dialogu Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja për katër çështjet

Kosova dhe Serbia arritën marrveshje për katër çështjet të martën në Bruksel.

Dialogu Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja për katër çështjet

“Marrveshja është arritur dhe është nënshkruar para pak çastesh, përfshinë katër segmentet më të rëndëishme, për të cilat kemi dikutuar edhe më herët”, deklaroi mbrëmë nga Brukseli zv/kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi.

“Mund të them lirisht se të gjitha marrëveshjet, me përgjegjësi të plotë e theksoj, janë plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e ligjet e Republikës së Kosovës, gjithashtu në përputhshmëri me standardet evropiane”, theksoi Thaçi në një intervistë televizive nga Brukseli.

Edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka njoftuar për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Katër marrëveshjet e nënshkruara pas një dite të gjatë në dialogun Kosovë-Serbi. Arritje historike në procesin e normalizimit”, ka shkruar ajo në profilin e saj në rrjetin social "Twitter".

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në raundin e 28-të, të pestin të Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiçit, të tretin për katër çështje: Parimet themelore për shoqatën e komunave me shumicë serbe, kodi telefonik, energjia dhe ura mbi Lumin Ibër në Mitrovicë.

Ndërmjetësuesja, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, fillimisht takoi veçmas Kryeministrin kosovar, Isa Mustafa, pastaj Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, për të vazhduar me takimin e përbashkët trilateral, si edhe në raundet e kaluara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme