Thaçi mirëpret nismat e Vuçiç për pajtim në Ballkan

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se janë të mirëpritura nismat e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për pajtim në Ballkan.

Thaçi mirëpret nismat e Vuçiç për pajtim në Ballkan

"Por, për të pasur sukses, ato duhet të bazohen në pranimin e plotë, e jo selektiv, të së vërtetës se çfarë ka ndodhur në Ballkan, në ish-Jugosllavi, në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë, e deri në luftën në Kosovë në vitin 1999", theksoi shefi i diplomacisë së Prishtinës.

"Ne duhet të mendojmë për ardhmëri, kuptohet për pajtim, por thjesht nuk mundemi e as që kemi të drejtë ta harrojmë të kaluarën. Kjo është porosia ime për Sarajevën dhe për të tjerët", tha Hashim Thaçi në intervistën për të përditshmen boshnjake, "Dnevni Avaz".

Thaçi e ka akuzuar Serbinë se i ka filluar luftërat e përmendura dhe se tani po përpiqet të jetë "paqebërësi më i madh në rajon".

"Nuk guxon të harrohet kjo e vërtetë, se ata kanë bërë gjenocid në Kroaci, në Srebrenicë, e pastaj në Kosovë. Askush nuk mund ta rishkruaj historinë… Serbët i kanë filluar luftërat në ish-republikat jugosllave dhe në Kosovë, ndërsa Serbia direkt, si shtet, e jo vetëm në nivelin e individëve, i ka kryer të gjitha këto gjenocide në Srebrenicë, në Kroaci dhe në Kosovë", ka thënë ministri Thaçi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme