Greqi - Sa mundësi suksesi ka koalicioni kundërshtar i SYRIZA-s?

Kundërshtarët politikë të SYRIZA-s, të cilët krijuan një parti euroskeptike, janë thirrur sot për krijimin e një qeverie koalicioni si forcë e tretë më e madhe e Parlamentit grek, një përpjekje me sa duket e destinuar për të dështuar.

Greqi - Sa mundësi suksesi ka koalicioni kundërshtar i SYRIZA-s?

Shkak i këtij dështimi janë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, që priten të mbahen në muajin shtator në Greqi.

Në krye të koalicionit në fjalë duket se do të jetë Panagiotis Lafazanis, drejtuesi i "Unitetit Popullor", parti euroskeptike mbrojtëse fanatike e politikës kundër masave shtrënguese, krijimi i së cilës u njoftua disa ditë më parë, të nesërmen e dorëheqjes së Kryeministrit Aleksis Tsipras.

Ky i fundit u thirr nga Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, për krijimin e një koalicioni në bazë të Kushtetusës, pasi forca e djathtë e Demokracisë së Re (ND) dështoi në krijimin e koalicionit në fundjavë.

Dorëheqja e Aleksis Tsipras, pas humbjes së shumicës parlamentare gjatë miratimit të fundit të planit të ri të shpëtimit evropian, u kundërshtua nga të paktën një e katërta e deputetëve të partisë së Majtë Radikale SYRIZA, duke hapur udhë procedurës së mandatateve ku shumica e tri partive të Parlamentit në bazë të numrit të deputetëve thirren për krijimin e një qeverie koalicioni në një afat kohor prej tri ditësh secila parti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme