Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Maqedonia shpall situatë krize për arsye të emigrantëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendimin për të shqyrtuar situatën kritike në rajonin e kufirit jugur dhe verior të vendit.

Maqedonia shpall situatë krize për arsye të emigrantëve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Koteski, në një konferencë për shtyp informoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme qeveritare dedikuar numrit të madh të emigrantëve që futen në territorin e Maqedonisë, solli vendimin për të shqyrtuar situatën kritike në rajonin e kufirit jugur dhe verior të vendit, sipas të cilës në përputhje me rregullat ligjore është hapur mundësia për angazhimin e duhur edhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski, deklaroi se trupi ndërinstitucional koordinues, çdo ditë vëzhgon gjendjen e emigrantëve që synojnë të hyjnë ilegalisht në territorin e Maqedonisë nga Greqia dhe se janë përgatitur analizat e duhura për t’iu përgjigjur të gjitha skenarëve të mundshme. Koteski në vijim njoftoi se për arsye të rritjes së presionit në kufirin jugor dhe rritjes së intensitetit tranzit në korridorin ballkanik të emigrantëve është vlerësuar nevoja e një kontrolli shtesë dhe më efektiv në zonat kufitare në të cilat janë regjistruar kalimet masive ilegale nga Greqia.

Sipas tij, shpallja e situatës së krizës është një mënyrë për t’i mundësuar ushtrisë maqedonase të ruajnë kufijtë e vendit, për sigurinë dhe qetësinë e popullatës në rajonet kufitare, si dhe për trajtimin njerëzor të emigrantëve që kalojnë transit nëpër territorin e Maqedonisë.

“Presim që angazhimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë të jep rezultate në këtë fushë. Së pari, për të rritur sigurinë dhe qetësinë e popullatës lokale dhe së dyti, për të siguruar qasje më gjithpërfshirëse për trajtimin e personave që kanë shprehur synim për të kërkuar azil në vend në bazë të kapaciteteve dhe rekomandimeve të konventave nënshkruese të Republikës së Maqedonisë të cilat ne përpiqemi për t’i respektuar”, deklaroi Koteski.

Koteski gjithashtu theksoi se për zbatimin e vendimit të Qeverisë do të formohet një shtab qendror për menaxhimin e krizave, i cili do të duhet të përgatisë planin e veprimit dhe për të zbatuar aktivitetet e planifikuara.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se për 24 orë janë lëshuar 1.327 vërtetime, ndërsa për dy muaj janë lëshuar 40.087 vërtetime për emigrantët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme