Gjermani publikon datat e kthimit të azilkërkuesve shqiptarë
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ka publikuar listën e datave të rikthimit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe rajoni për muajt gusht dhe shtator.
Sipas ambasadës, në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, do të jenë 11 data vetëm gjatë muajit gusht dhe shtator 2015 ku do të riatdhesohen nga
Policia Federale/Landet Federale me avionë charter azilkërkues nga Shqipëria dhe rajoni.
Lista e datave të rikthimit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe rajoni për muajin gusht dhe shtator:
20.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
26.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
02.09.2015 rreth 70 shqiptarë / Data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht.
03.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
10.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
15.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas
16.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë
17.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
22.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
29.09.2015 rreth 70 shqiptarë
30.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë