Ende s'ka dokument për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, në një intervistë të dielën ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, duke u shprehur se për dokumentin duhet të vendosin së bashku me BE-në dhe ta pranojnë.

Ende s'ka dokument për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë

“Që nga tetori i vitit 2012, kur sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton erdhën në Beograd, është biseduar për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, por as atëherë nuk është thënë se çfarë nënkupton konkretisht kjo. Deri tani nuk është miratuar kurrfarë dokumenti, e në çfarë forme do të jetë, i takon Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian të vendosin e të pranojnë atë, që janë marrë vesh”, ka thënë ambasadori amerikan, Kirby, cituar në intervitën për agjencinë e lajmeve "Beta".

Intervista e agjencisë së lajmeve nga Beogradi citohet edhe nga media në Prishtinë, duke bërë të ditur edhe se Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, viziton SHBA-të në shtator dhe do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme