Drama e emigrantëve në pritje të trenave drejt BE-së

Skena dramatike në Maqedoni, ku çdo ditë, që prej javësh të tëra, mes plehrave dhe dhunës, mijëra emigrantë kërkojnë t’u hipin trenave që të çojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku shpresojnë të marrin azil dhe të sigurojnë një jetë më të mirë.

Drama e emigrantëve në pritje të trenave drejt BE-së

Pamje dramatike, të publikuara nga gazeta britanike ”Daily Mail” online, mes tyre ajo e një djaloshi të përgjakur dhe me djegie në trup nga një shkarkesë elektrike e marrë përgjatë binarëve në Gjevgjeli, në kufi me Serbinë.

Në pamje të tjera shihen persona që, të armatosur me shkopinj dhe thika, kërkojnë të sprapsin njerëz të tjerë që duan të hipin në tren, në kulmin e një zënke mes personash në një pritje të dëshpëruar.

Në platformën e mbushur plot me njerëz shihen grumbuj plehrash.

”Për ata që nuk hipin dot, do të ketë edhe një natë tjetër pritjeje përgjatë binarëve”, shkruan ”Daily Mail” online.

Emigrantët përpiqen dëshpërimisht të hipin në trena edhe për shkak të ligjeve të reja maqedonase, sipas të cilave të gjithë ata persona që vijnë nga Greqia, Turqia dhe Bullgaria dhe të cilët gjenden në mënyrë të paligjshme në vendin e vogël ballkanik, mund të qëndrojnë vetëm tri ditë, në të kundërt arrestohen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme