Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

KE kërkon nga Ballkani masa për kufizimin e emigracionit të pali

Komisioni Evropian denoncoi të shtunën mosveprimin e vendeve të Ballkanit përballë fenomenit të emigracionit të paligjshëm duke kërkuar marrjen e masave paraprake për kufizimin e emigracionit të paligjshëm.

KE kërkon nga Ballkani masa për kufizimin e emigracionit të pali

Komisioni Evropian denoncoi të shtunën mosveprimin e vendeve të Ballkanit përballë fenomenit të emigracionit të paligjshëm. Ai bëri kërkesë për marrjen e masave paraprake duke bllokuar rrugët hyrëse më të frekuentuara nga ana e klandestinëve.

“Kufiri i vendeve të Ballkanit mbetet i hapur për emigracionin e paligjshëm pasi disa vende nuk po marrin masat e nevojshme për të mbajtur situatën nën kontroll”, u shpreh Komisioneri i Çështjeve të Brenshme, Dimitris Avramopoulos gjatë një konference shtypi në Bruksel.

Këto vende që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së duhet të kuptojnë se janë pjesë e problemit dhe duhet të na vijnë në ndihmë me menaxhimin e emigrantëve”, theksoi ai pa përmendur emra konkretë që i drejtoheshin këto kritika.

Shqipëria dhe Maqedonia janë vende transit për emigrantët që mbërrijnë në Greqi dhe më pas transit deri në dyert e BE-së janë emigrantët nga Serbia dhe Kosova.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme