Greqia dërgon anije për lehtësimin e situatës kaotike në Kos

Një anije pritet të mbërrijë në Kos nga Porti i Pireut dhe të shërbejë si një qendër e regjistrimit për disa mijëra emigrantë, që shkojnë në ishullin grek.

Greqia dërgon anije për lehtësimin e situatës kaotike në Kos

Siç edhe autoritetet lokale kanë deklaruar, kjo është një përpjekje për të parandaluar një përsëritje të skenave kaotike, kur policia u përlesh me refugjatët.

Ndërkohë, në Athinë ka përfunduar të premten herët në mëngjes mbledhja e madhe qeveritare te Ministria e Brendshme lidhur me çështjet, që prekin ishujt grekë dhe mënyrën sesi ky problem do të menaxhohet.

Mbledhja u mbajt nga komisioneri evropian për Emigracionin dhe Punët e Brendshme, Dhimitris Avramopulos, zëvendësministrja e ngarkuar për Politikat e Emigracionit, Tasia Hristodhulopulu, ministri i Brendshëm, Nikos Vucis, ministri i Shtetit për Kordinimin e Operacioneve Qeveritare, Alekos Flamburaris, zëvendësministri i Transporteve, Theodoris Dricas dhe zëvendësministri i ngarkuar për Mbrojtjen e Qytetarit, Janis Panusis.

Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan edhe çështje të tjera urgjente lidhur me emigracionin.

Ministria e Shëndetësisë sl Greqisë ka lajmëruar se do t’u vërë në dispozicion një ndërtesë në Leros, që më parë përdorej për personat me aftësi të kufizuara, si strehë e përkohshme për refugjatët në ishull.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme