Kriza e emigrantëve ilegalë në Hungari

Hungaria vendosi rrethoja me tela përgjatë kufirit të saj me Serbinë.

324405
Kriza e emigrantëve ilegalë në Hungari

Për shkak të krizës së emigrantëve ilegalë, Hungaria vendosi rrethoja me tela përgjatë kufirit me Serbinë.

Kriza e emigrantëve, e cila u bë edhe shkak i debateve të ashpra në këtë vend, bëri që populli të ndahet në dysh.

Emigrantët, shumica e të cilëve janë larguar nga dhuna në Siri dhe Irak, përpiqen të kalojnë në Evropë përmes territoreve të Hungarisë.

Qeveria hungareze, e cila krahas rrethojave me tela të vendosura në kufi, ashpërsoi edhe ligjet për azil, ndërsa kthen prapa edhe emigrantët e ardhur nga vendet tjera të Evropës, vazhdimisht kritikohet nga ana e disa rretheve.

Aktivistët, të cilët ofrojnë ndihma humanitare në mënyrë vullnetare për të strehuarit, drejtojnë kritika të ashpra ndaj udhëheqjes së Budapestit.

Ndërsa disa grupe të djathtës ekstreme janë të mendimit për rritjen e mëtejshme të ndërhyrjeve.

Sipas deklaratave të bëra nga qeveria Hungaria prej fillimit të vitit pranoi afërsisht 100 mijë emigrantë gjë që dyfishoi shifrën e vitit të kaluar që ishte 43 mijë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme