Izetbegoviç: Iniciativa e Vuçiçit e nxituar dhe e përciptë

Anëtari boshnjak i presidencës tripalëshe të Bosnje-Hervegovinës, Bakir Izetbegoviç, e quajti të nxituar dhe të përciptë iniciativën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç për të caktuar një ditë të përbashkët përkujtimore për të gjitha viktimat e luftës

Izetbegoviç: Iniciativa e Vuçiçit e nxituar dhe e përciptë

Bakir Izetbegoviç, anëtari boshnjak i presidencës tripalëshe të Bosnje-Hervegovinës, e quajti të nxituar dhe të përciptë iniciativën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç për të caktuar një ditë të përbashkët përkujtimore për të gjitha viktimat e luftërave jugosllave, raportoi agjencia boshnjake e lajmeve “Fena”.

Siç dhe Izetbegoviç deklaroi, iniciativa duhet të pasohet nga vendosja e stabilitetit dhe normalizimit të marrëdhënieve në rajon.

“Iniciativa e kryeministrit serb Vuçiç mund të marrë hov vetëm nëse nënkupton ballafaqim me të vërtetat e të gjitha krimeve, nëse pranon verdiktet e dorëzuara nga gjykatat ndërkombëtare dhe faktet historike në këto verdikte, si dhe nëse dënohen në mënyrë të prerë të gjitha ngjarjet që mund të shkaktojnë konflikt në rajon, si për shembull iniciativa për mbajtjen e një referendumi për ndarje e që erdhi nga lidershipi i Republika Srpska”, nënvizoi ai.

Në rast të kundërt, shtoi ai, iniciativa e Vuçiçit do të çonte në relativizimin e karakterit të luftës dhe objektin e krimeve të kryera kundër boshnjakëve.

“Një iniciativë e tillë nuk do ndihmonte në procesin e ripajtimit, por do ta cënonte atë akoma më tepër”, tha ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme