Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Greqi - Pritet votimi në Parlament i paketës 3. të shtëpitimit

Qeveria e Greqisë ka arritur marrëveshje me institucionet evropiane në lidhje me paketën e tretë të shpëtimit; tani radhën e ka miratimi i saj në Parlament.

Greqi - Pritet votimi në Parlament i paketës 3. të shtëpitimit

E ulur në tavolinën e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), Bankën Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Athina zyrtare e arriti marrëveshjen, por tani është në telash për miratimin e saj në Parlament.

Kjo sepse Greqia duhet t’i paguajë BQE-së këstin e borxhit prej 3,2 miliardë eurosh deri më 20 gusht.

Shefi i qeverisë, Aleksis Tsipras, ka bërë thirrje që paketa e tretë e shpëtimit prej 85 miliardë eurosh të votohet sot në Parlamentin grek.

Tsiprasit i nevojitet me doemos mbështetja e opozitës për miratimin në Parlament të paketës së shpëtimit, që shkaktoi firo dhe kundërshti brenda partisë së tij, SYRIZA.

Sipas Kryeministrit Tsipras, paketa e tretë e shpëtimit, që ka cilësi t’i japë fund paqartësisë ekonomike në Greqi, përfshin reforma në sistemin tatimor, atë të pensionimit dhe strukturën e fondit të privatizimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme