Kosova nuk fal asnjë milimetër nga kufijtë e saj

Qeveria e Kosovës miratoi në mbledhjen e sotme raportin e Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

324350
Kosova nuk fal asnjë milimetër nga kufijtë e saj

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe me Pakon e Ahtisaarit. Ai, siguroi se nga ky shënjim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës.

“Në bazë të Raportit të Punës të Komisionit Shtetëror, shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është në përputhshmëri të plotë me vijën kufitare sipas Kushtetutës së vitin 1974 , me Planin e Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe komisioni shtetëror garanton se me përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk do të tjetërsohet as një milimetër i territorit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi

Lidhur me shënjimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e pikave kufitare, Murat Meha, i cili tha se tani vetëm po bëhet shënjimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.

“Me shënimin e vijës kufitare me këtë rast nuk krijohen kufij të rinj po shënohet kufiri administrativ i Kosovës duke e rikthyer të njëjtin në kufi shtetëror”, tha Meha.

Se nuk do të preken vijat kufitare të Kosovës siguroi edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e paprekur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme