Arrihet marrëveshja për paketën e tretë të shpëtimit

Qeveria Greke ka arritur marrëveshje me institucionet evropiane në lidhje me "Paketën e tretë të shpëtimit" prej 86 miliardë eurosh.

323046
Arrihet marrëveshja për paketën e tretë të shpëtimit

Qeveria Greke ka arritur marrëveshje me institucionet evropiane në lidhje me "Paketën e tretë të shpëtimit" prej 86 miliardë eurosh.

Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare në negociatat me institucionet evropiane, Athina zyrtare ditën e enjte tekstin e marrëveshjes që do të dërgohet nga Evropa do ta miratojë në Parlament. Ndërsa ditën e premte pas takimit të liderëve të Eurogrupit, deri më 18 gusht do të nisë procesi për miratimin e marrëveshjes së re në parlamentet e vendeve të Eurozonës.

Palët bëjnë përpjekje që marrëveshja të nënshkruhet deri më 20 gusht, sepse Greqia më këtë datë duhet ti paguaj Bankës Qendrore Evropiane këstin e borxhit prej 3,2 miliardë eurosh.

Kreditorët qeverisë së Athinës i kishin vënë kusht miratimin e masave të reja të kursimit. Palët arritën në marrëveshje mbi strukturën e fondit të ri të privatizimit.

Pritet që paketa e re të jetë në vlerë prej 86 miliardë dollarë, por ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në këtë drejtim.

Bashkimi Evropian dhe FMN-ja i kanë dhënë Greqisë gjithsej dy paketa të shpëtimit në vlerë 240 miliardë dollarë.

Në anën tjetër qeveria me zbatimin e masave të shtrëngimit të rripit filloi nga parlamenti dhe këshilli i ministrave.

Kryeministri Cipras ka bërë të ditur se me anë të projekt-ligjit të ri për rritjen e tatimit në të ardhura pagat mujore të deputetëve dhe ministrave do të ulen për 20%.

Cipras gjithashtu bëri të ditur se edhe pagat e udhëheqësve të lartë të institucioneve publike do të ulen për 15%.

Pagat mujore të deputetëve në Greqi aktualisht janë rreth 8 mijë e 200 euro së bashku me pagesat shtesë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme