Bullgari - 10 vite burg për ish-kreun e shërbimeve sekrete

Ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kircho Kirov, u dënua sot me 10 vite burg për përvetësim fondesh publike me vlerë 2,4 milionë euro, njoftoi prokuroria bullgare.

Bullgari - 10 vite burg për ish-kreun e shërbimeve sekrete

Më shumë se gjysma e pasurisë së Gjeneralit Kirov pritet të konfiskohet me vendim të Gjykatës Ushtarake të Bullgarisë deri në përfundim të procesit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjenerali Kircho Kirov deklaroi në radion publike se do ta apelonte vendimin.

Ai është një nga ish-zyrtarët e lartë bullgarë të padënuar kurrë më parë.

Kirov ka mbajtur postin e kreut të shërbimeve sekrete nga viti 2003 deri më 2012.

Sipas aktakuzës, ai ka nxjerrë justifikime të vazhdueshme nga viti 2007 deri më 2011 për shpenzime të paqëna pa mundur të kryheshin hetime paraprake.

Ai argumentoi për televizionin BTV se i ka kryer shpenzimet në fjalë për rekrutimin e informatorëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme