Gjykata speciale nesër riprocedohet në Kuvendin e Kosovës

Gjykata Speciale rikthehet nesër në agjendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

311927
Gjykata speciale nesër riprocedohet në Kuvendin e Kosovës

Gjykata Speciale rikthehet nesër në agjendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku në 26 qershor për miratim munguan 5 vota për të arritur numrin e nevojshëm 80 – dy të tretat e 120 deputetëve, përfshirë ato të 20 përfaqësuesve të komuniteteve pakicë, 10 prej tyre serbë. Në procesin e votimit opozita nuk mori pjesë, ndërsa nga pozita, subjekti politik më i madh i koalicionit qeverisës, PDK, 7 deputetë ishin kundër, 2 abstenuan e 4 mungonin.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare të hënën, në 3 gusht, në orën 10:00, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të riproceduar në Kuvend nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Ky ishte vendimi i të premtes i Kryesisë së Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare. Ishte paralajmëruar se, Gjykata Speciale do rikthehet në agjendë e riprocedohet në Kuvendin e Kosovës pasi të sigurohen votat e mjaftueshme dhe kjo është arritur, sipas deklaratave nga koalicioni qeverisës, edhe të ditës së sotme.

Një ditë pas mosarritjes së numrit të nevojshëm të votave në Kuvend, qeveria në një mbledhje konsultative, në 27 qershor, paralajmëroi riprocedim të Gjykatës Speciale dhe për këtë edhe bashkërendisim e bisedime edhe me opozitën. Por, tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma në një deklaratë të përbashkët që pasoi u shprehën kundër.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme