Shqipëri-Bosnjë, marrëveshje për lëvizjen me karta identiteti

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Igor Crnadak.

Shqipëri-Bosnjë, marrëveshje për lëvizjen me karta identiteti

Ky takim shërbeu për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy ministrave të Jashtëm për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve me karta identiteti.

Të dy ministrat u shprehën se kjo marrëveshje për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve me karta identiteti do të ndihmojë në rritjen e turizmit në të dy vendet. Aktualisht Shqipëria ka një marrëveshje të tillë me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. Bosnja është në listën e vendeve, ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa vizë afatshkurtër, por që deri më sot ishte e nevojshme pasaporta.

Gjatë takimit të Bushatit dhe Crnadak u diskutua për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët drejt integrimit evropian. Të dy ministrat konfirmuan rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe pritjet e mëdha nga Samiti i Vjenës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme