Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

EULEX dhuron 37 automjete për Policinë e Kosovës

EULEX-i u dorëzoi të enjten tri njësive të Policisë së Kosovës 37 automjete dhe 37 bagazhe metalike.

EULEX dhuron 37 automjete për Policinë e Kosovës

Donacionet u bënë për Policinë e Kosovës në Jug, për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veri dhe për Njësinë e Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Ceremonitë e dorëzimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera Policisë së Kosovës u mbajtën në dy vende të ndryshme, në kompleksin e transportit të EULEX-it në Prishtinë dhe në Bazën Logjistike të EULEX-it në Mitrovicë.

Ushtruesja e detyrës së shefit të EULEX-it, Joelle Vachter dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, morën pjesë në ceremoninë kryesore të donacionit, mbajtur në Prishtinë.

Maxhuni falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm përmes konsulencës, monitorimit dhe këshillimit, por edhe për kontributet e ndryshme logjistike.

"Këto automjete do t’i ndihmojnë Policisë së Kosovës që t’i përmirësojë kushtet e punës për rend dhe ligj në mbarë Kosovën”, tha Maxhuni.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme