Parlamenti grek miraton një paketë të dytë reformash për ndihmën

Pavarësisht firove në kampin e Kryeministrit Aleksis Tsipras, Parlamenti grek miratoi sot një paketë të dytë reformash të kërkuara nga kreditorët e Greqisë si parakusht për një plan të ri ndihme.

Parlamenti grek miraton një paketë të dytë reformash për ndihmën

Sipas numërimit përfundimtar, 230 deputetë nga 298 të pranishëm në sencën plenare të Parlamentit grek votuan pro miratimit të një reforme në drejtësinë civile dhe implementimin e një direktive evropiane për bankat, 63 votuan kundër dhe 5 abstenuan.

Ndërkohë, 31 ishte numri i deputetëve, që votuan kundër në radhët e SYRIZA-s, formacioni i majtë radikal i Kryeministrit Aleksis Tsipras, kundër 32 javën e kaluar, të cilëve iu shtuan dhe gjashtë abstenime dhe një i munguar.

Ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis, i cili votoi kundër reformave javën e kaluar, këtë herë votoi pro.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme