Mostari, qyteti më i nxehtë në Evropë me 42 gradë Celsius

Mostari ishte të martën qyteti më i nxehtë në Evropë, pasi në orën 15.00 temperatura arriti në 42 gradë Celsius, njoftoi sot media boshnjake.

Mostari, qyteti më i nxehtë në Evropë me 42 gradë Celsius

Në vendin e dytë është kryeqyteti malazez, Podgoricë, ku temperatura ka arritur 41,5 gradë Celsius, në vendin e tretë është qyteti turkoqipriot Geçitkale (Lefkoniko) me 41,1 gradë Celsius, në vendin e katërt është Kordoba në Spanjë, ku janë matur 40,6 gradë Celsius, ndërsa në vendin e pestë është Marina di Xhinosa në Itali, me temperaturë prej 40,1 gradë Celsius.

Sipas Entit Hidrometeorologjik Federal të Bosnjë-Hercegovinës, temperatura më e ulët është regjistruar në dy ditët e fundit po në Mostar, që arriti në 28 gradë Celsius.

Meteorologët theksojnë se megjithatë këto janë temperatura të zakonshme për Mostarin, ku më parë janë regjistruar temperatura të larta rekorde prej 46,2 gradë Celsius.

Matjet zyrtare bëhen në lartësinë dy metra.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme