Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Qeveritarët e Kosovës dënojnë sulmin terrorist në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar homologut turk, Ahmet Davutoglu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe ka dënuar sulmin terrorist të së hënës në territorin turk, afër kufirit me Sirinë, me pasojë 31 të vdekur.

Qeveritarët e Kosovës dënojnë sulmin terrorist në Turqi

Në telegram, Kryeministri Isa Mustafa shpreh pikëllimin e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për këtë akt të rëndë, duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e plotë të popullit dhe të qeverisë së Kosovës me qeverinë e Turqisë, me popullin dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu shpreh përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të radikalizmit të dhunshëm.

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, gjithashtu dënon ashpër sulmin terrorist në qytezën Suruç të Prefekturës Sanliurfa, Turqi, në afërsi të kufirit me Sirinë, në të cilin humbën jetën 31 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.

Thaçi i shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta homologut të tij, Mevlut Çavusoglu, popullit turk dhe familjeve të viktimave të sulmit terrorist.

“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës mbeten përkrah popullit turk në këto çaste të rënda për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Turqisë”, është shprehur zv/kryeministri Hashim Thaçi.

Deklarata në fjalë thekson se qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah koalicionit global të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër terrorizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme