Maqedonia gati për fazën e dytë të MSA-së me Bashkimin Evropian

Këshilli i Bashkimit Evropian përfundoi të hënën në mbrëmje punimet e takimit të 12-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Bruskeli.

383375
Maqedonia gati për fazën e dytë të MSA-së me Bashkimin Evropian

Në këtë takim u theksua se marrëveshja e 15 prillit, që i dha fund krizës politike në Maqedoni, ishte çelësi për përshpejtimin e integrimeve euroatlantike të vendit.

Këshilli i Bashkimit Evropian theksoi se shteti i Maqedonisë është i gatshëm për hyrjen në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian (MSA).

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, si përfaqësues i Komisionit Evropian dhe zv/kryeminsitri i Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Fatmir Besimi, gjithashtu, morën pjesë në këtë takim.

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Hahn, theksoi se në lidhje me çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë për momentin përgjegjësia më e madhe është te familja evropiane.

“Nuk është në stilin tim të ndëshkoj dikë, por detyra jonë është të kujdesemi që krerët politikë të fillojnë implementimin e raportit të Pribesë dhe të rekomandimeve evropiane për çështjet, që është rënë dakord mes katër partive politike kryesore”, u shpreh komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin.

Ai shpreson se këtë vit nuk do të ketë pushim për institucionet e Maqedonisë, të cilat duhet të përfundojnë sa më shpejt përgatitjen për realizimin e marrëveshjes së 2 qershorit.

“Tani nuk ka kohë për të humbur dhe nuk ka pushime, të paktën jo për institucionet. Kuptohet, secili ka të drejtë për pushim, por nuk ka pushim për institucionet që të përgatitet zbatimi i marrëveshjes. Më 15 shtator duhet të ketë prokuror special siç ramë dakord”, deklaroi theksoi Johannes Hahn.

Ai shtoi se duhet shumë punë që të respektohen të gjitha afatet e dakorduara të marrëveshjes dhe të organizohen zgjedhjet më 24 prill 2016.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme