Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Anelay: Presim që Kosova të mbajë fjalën për krijimin e Speciale

Baronesha Joyce Anelay, në takimin e saj me Presidenten Atifete Jahjaga, theksoi se Kosova duhet ta mbajë fjalën dhe ta krijojë Gjykatën Speciale.

Anelay: Presim që Kosova të mbajë fjalën për krijimin e Speciale

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, Baronesha Joyce Anelay, u shpreh se me të gjithë krerët e shtetit, që do të takohet sot, do të flasë për Specialen dhe se ka ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë.

“Mesazhi im është i qartë. Kosova ka dhënë një mesazh të qartë si shtet, që dëshiron të jetë aktiv në arenën ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar pret të shikojë që Kosova është duke e mbajtur fjalën. Për ta mbajtur fjalën duhet të themelojë Gjykatën Speciale dhe t'i tregojë botës se Kosova dëshiron të pranohet në organizatat ndërkombëtare si shtet fuqiplotë dhe me të drejtat e veta”, nënvizoi Baronesha Anelay.

Ndërsa Presidentja Atifete Jahjaga tha se çdo shtyrje për themelimin e Gjykatës Speciale nuk do t’i kontribuojë proceseve zhvillimore të shtetit.

“Qëndrimi im ka qenë i qartë që nga fillimi që ne e kemi marrë një detyrim ndërkombëtar, që duhet ta përmbushim. Duhet njëherë e përgjithmonë ta përmbyllim këtë kapitull, edhe pse duket i rëndë për shoqërinë tonë në Kosovë”, tha Presidentja Jahjaga.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme