Analistët: Zhbllokimi i procesit politik mori kahun e duhur

Me arritjen e marrëveshjes nga ana e katër liderëve politik me ndërmjetësimin e eurokomesarit Johanes Hahn është zhbllokuar procesi politik dhe me këtë është shmangur destabilizmi i vendit, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend.

Analistët: Zhbllokimi i procesit politik mori kahun e duhur

Me arritjen e marrëveshjes nga ana e katër liderëve politik me ndërmjetësimin e eurokomesarit Johanes Hahn është zhbllokuar procesi politik dhe me këtë është shmangur destabilizmi i vendit, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend. Sipas analistëve Xhelal Neziri dhe Albert Musliu, marrëveshja e arritur do të mundësojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, por për tu arritur caku final, palët do të duhet të kenë qasje pozitive në realizimin e asaj që kanë firmosur.

Xhelal NeziriPostet të zv/ministrave ose postet e ndryshme ministrore ose rokada nëpër qeveri që do të ndodhin, unë mendoj se është aspekti formal i zgjidhjes së krizës. Pjesa përmbajtësore e zgjidhjes duhet të jetë sigurimi i një tereni të përshtatshëm, demokratik, të lirë që njerëzit pra votuesit lirshëm të shrehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e parakohshme në zgjedhjet e 24 prillit . Mendoj se kjo marrëveshje do të sjellë deri te zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike, gjë që nuk i kemi pasur në ciklet e fundit zgjedhore. Do të sigurojë një teren më të përshtatshëm, më korrekt në të gjitha aspektet për të gjitha partitë politike që të garojnë në zgjedhje, të kërkojnë dhe të fitojnë mbështetje në elektorat”,- dekaron Xhelal Neziri analist.

Vetëm me një qasje pozitive mund të arrihet implementimi [ marrëveshjes në fjalë në mënyrë që vendi të ecë përpara, -vlerëson Albert Musliu.

Nëse palët hyjnë me vullnet të keq do të ketë obstruksione dhe ne vetëm që do ta kemi sistemin e bllokuar deri në zgjedhjet e parakohshme por nëse bllokohet sistemi do të kemi problem edhe gjatë zgjedhjeve. Mendoj se edhe opozita do të ketë rezerva për të marrë pjesë. Me vetë faktin që disa pika që janë me interes të shqiptarëve janë pjesë e marrëveshjes së dy qershorit veçanërisht për shpërndarjen adekuate të buxhetit dhe implementim të shpejtuar të pjesëve të Marrëveshjes së Ohrit të cilat nuk janë implementuar si duhet d.m.th. jo pjesës ligjore por pjesës të implemetimit mendoj se është pozitive për shqiptarët”, -thekson analisti Albert Musliu.Albert Musliu - analist

Marrëveshja e arritur nga katër liderët politik është përshëndetur nga diplomatë dhe zyrtarë ndërkombëtarë të cilët e kanë vlerësuar si marrëveshje triumfale për Maqedoninë. Ambasadori amerikan Jess Baily mes tjerash thotë se pas marrëveshjes së arritur, Maqedonia do të lëviz fuqishëm drejt strukturave euroatlantike.

Maqedonia ka fituar. Dua ti përgëzoj liderët që arritën mbrëmë marrëveshje dhe i vendosën qytetarët përpara interesave të partive politike. Vetë marrëveshja do të thotë shumë punë megjithatë, përmbushja e rregullave të asaj marrëveshjeje do të thotë se Maqedonia fuqishëm do të lëviz drejt NATO-s dhe BE-së. Ju siguroj se SHBA së bashku me BE dhe OSBE do të jenë këtu që ti tejkaloni problemet dhe të hapëroni më tutje”, -deklaroi ambasadori amerikan në Shkup Xhes Bejli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme