Vuçiç: Dora ime ndaj boshnjakëve do të jetë e shtrirë

Vuçiç në Qendren Memoriale në Potoçari ishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht

Vuçiç: Dora ime ndaj boshnjakëve do të jetë e shtrirë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas kthimit nga Srebrenica në Beograd, tha se dora e tij mbetet e shtrirë ndaj popullit boshnjak.

Vuçiç në Qendren Memoriale në Potoçari ishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht ndërkohë që po dilte nga dhoma memoriale dhe vendosi lule në Gurin Përkujtimor.

"Më kanë lutur të mos mbaj fjalim në atë tubim, e respektova. Jam pritur ngrohtësisht nga familjet e viktimave, nga nënat e të vrarëve", ka thënë Vuçiç në konferencën për media.

"Kur isha duke ardhur, përveç disa fyerve, nuk kishte probleme tjera. Në dalje një grup tifozësh nga Serbia kanë organizuar fyerjet, kur kam vendosur lule dëgjohej nga të gjitha anët 'vrisni Vuçiçin' me britma Allahu Ekber. Nuk kam dashur të largohem", ka thënë Vuçiç dhe shpjegoi se ky grup nuk e ka sulmuar fizikisht.

Ai shtoi se është goditur me një gur në buzë, se i kanë rënë syzet dhe se janë thyer.

"Shpreh keqardhjen se diçka e tillë ka ndodhur, disa njerëz nuk e njohën qëllimin për të ndërtuar miqësi mes boshnjakëve dhe serbëve", tha Vuçiç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme