Serbi - Vuçiç dhe Merkel: Emigrantët një sfidë e përbashkët

Serbia përballet me një sfidë të madhe në lidhje me çështjen e emigrantëve, por vala e saj nuk duhet të bëjë që dikush të ngrejë mure, tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Serbi - Vuçiç dhe Merkel: Emigrantët një sfidë e përbashkët

“Regjimi i Evropës për emigrantët nuk funksionon më”, u shpreh Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.

Ajo vuri në dukje se Serbia është bërë një vend tranzit, me numrin më të madh të emigrantëve, që vijnë në Serbi nga Siria nëpërmjet Greqisë.

“Bashkimi Evropian e ka diskutuar shumë këtë çështje dhe ne nuk do të braktisim askënd”, shtoi ajo.

Merkel theksoi se barra tepër të rënda janë vendosur në vende të vogla të tilla si Hungaria dhe Serbia.

“Hungaria ka 60.000 emigrantë dhe ka nevojë për ndihmën tonë”, tha Kancelarja gjermane.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka përsëritur se Serbia nuk do të ngrejë asnjë mur për të mbajtur jashtë emigrantët.

Ai vuri në dukje se ka biseduar me Kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në lidhje me pengesën prej teli me gjemba, që po ngrihet përgjatë kufirit me Serbinë, por nuk arriti ta bindë atë që të heqë dorë nga ky vendim.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse Serbia mund të ketë mbështetje nga Evropa për të shmangur skenarin grek, Merkel tha se “situata në Serbi është krejtësisht e ndryshme”.

“Këtu është një qeveri e gatshme për të ndërmarrë një rrugë të vështirë, por që do të japë fruta, ashtu si në Portugali dhe Spanjë. Unë vërtet e besoj”, theksoi Merkel.

Ajo shtoi se Serbia po zbatonte reformat ekonomike jo për të bërë për vete ndonjë, por për të shmangur borxhin dhe për të krijuar më shumë hapësirë për investime.

“Veprimet e Kryeministrit janë të destinuara për të rivendosur besimin, sepse kjo do të tërheqë investime, që do të çojnë në krijimin e vendeve të punës”, tha Merkel.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme