Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mustafa: MSA, themel i rrugës së Kosovës drejt integrimit në BE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në takimin e pestë të dialogut për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit se MSA-ja është themel i rrugës së Kosovës drejt integrimit në BE, zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe zbutjes së papunësisë.

Mustafa: MSA, themel i rrugës së Kosovës drejt integrimit në BE

Mustafa theksoi se reforma në administratën publike është një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe janë duke e përgatitur strategjinë kombëtare për zhvillim, që synon adresimin e zhvillimit ekonomik.

Shefi i Prishtinës zyrtare foli edhe për liberalizimin e vizave, për të cilin u shpreh se të gjitha institucionet janë të përkushtuara për këtë proces dhe presin të marrin rekomandime pozitive për liberalizim.

Ndërsa, drejtori për Ballkanin Perëndimor i Komisionit Evropian, Jean-Eric Paquet, tha se dështimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale është shqetësues për të gjitha vendet e BE-së.

Ai pret që kjo të rishikohet edhe një herë, duke çmuar qeverinë për angazhimin e saj. Paquet foli edhe për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformën në administratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme