Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kosovë - Thaçi kërkon thellimin e bashkëpunimit me Italinë

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar të martën me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paulo Gentiloni, gjatë vizitës zyrtare në Romë.

Kosovë - Thaçi kërkon thellimin e bashkëpunimit me Italinë

Në takimin e pasuar me një drekë pune, zv/kryeministri Thaçi dhe ministri Gentiloni kanë biseduar për sukseset e Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit, për progresin në dialogun Kosovë-Serbi dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare nga ana e institucioneve të Kosovës.

Zv/kryeministri Thaçi e ka falënderuar ministrin Gentiloni për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhënë Kosovës, që nga koha e luftës, e cila rezultoi me një bashkëpunim të mirë politik mes dy vendeve, thekson njoftini i MPJ-së kosovare dërguar nga Roma

“Do të dëshironim që ky bashkëpunim të thellohet edhe në rrafshin ekonomik”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se “tanimë në Kosovë ka investitorë të suksesshëm italianë”, duke ftuar që të inkurajohen edhe ndërmarrësit e tjerë që të investojnë në Kosovë.

Zv/kryeministri Thaçi e informoi ministrin Gentiloni se ministrat e Zhvillimit e Ekonomik dhe Bujqësisë të Kosovës, Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, do të vizitojnë Italinë këtë verë për të përgatitur nënshkrimin e disa marrëveshjeve konkrete të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe që pritet të nënshkruhen në shtator, në “EXPO Milano 2015”. Gjatë bisedës u fol gjithashtu për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme