Greqi – Euclid Tsakalotos zgjidhet ministër i Financave

Euclid Tsakalotos u zgjodh të hënën ministri i ri i Financave i Greqisë për të zëvendësuar ministrin e dorëhequr, Yanis Varoufakis, thanë burime pranë qeverisë greke, sipas televizionit grek "Skai TV".

Greqi – Euclid Tsakalotos zgjidhet ministër i Financave

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, njoftoi dje dorëheqjen e tij pa sfitores së "jo"-së në referendumin për propozimet e kreditorëve të Athinës.

"Pak kohë pas njoftimit të rezultateve të referendumit, jam informuar për dëshirën e disa anëtarëve të Eurogrupit dhe partnerëve të asociuar, (…) për mungesën time në takime, një ide që Kryeministri Aleksis Tsipras e ka gjykuar potencialisht të dobishme për arritjen e një marrëveshjeje. Për këtë arsye largohem nga Ministria e Financave të Greqisë”, theksoi ai në një mesazh në blogun e tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme