Shkodër -Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e dy turistëve

Sipas të dhënave zyrtare të policisë shqiptare, mësohet se shtetasi, Sokol Fran Mjacaj, 20 vjeç është arrestuar pas një operacioni të gjerë policor, ku u angazhuan rreth 350 forca policore, në zonën e Shkodrës.

Shkodër -Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e dy turistëve

Pas një operacioni policor që ka zgjatur disa orë është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së dy turistëve çekë në Shkodër.

Sipas të dhënave policore, mësohet se shtetasi, Sokol Fran Mjacaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Dukagjin të Shkodrës, është arrestuar pas nj operacioni të gjerë policor ku u angazhuan rreth 350 forca policore, po në zonën e Shkodrës.

Ky shtetas mësohet së ka qenë më parë i dënuar për vjedhje me pasoje vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010 dhe ka bërë pesë vjet burg dhe ka dale nga burgu para një muaji.

Policia sqaron se autorësia është vërtetuar shkencërisht me disa gjurme daktiloskopike në brendësi të mjetit dhe mendohet se motivi i vrasjes të ketë qenë grabitja e makinës.

Kujtojmë se çifti i turistëve çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe u vranë me armë zjarri mbrëmjen e 3 korrikut, në fshatin Prekal të komunës Postribë në Shkodër teksa udhëtonin me automjetin e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme