Greqia ngre "flamurin" e falimentimit, "po"-ja fiton terren

Ka skaduar afati i fundit i shlyerjes së borxhit, që Greqia i detyrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Athina nuk arriti dot t’i paguajë FMN-së këstin prej 1,6 miliardë eurosh, duke hyrë teknikisht në procesin e falimentimit.

Greqia ngre "flamurin" e falimentimit, "po"-ja fiton terren

Ndërkohë që propozimi i Greqisë është refuzuar nga Eurogrupi, mësohet se Athina ka pranuar me disa ndryshime propozimin e kreditorëve.

FMN-ja deklaroi zyrtarisht se Greqia nuk ka arritur të shlyejë borxhin, duke hyrë kështu teknikisht në procesin e falimentimit.

Si pasojë, Greqia u bë vendi i parë i zhvilluar në pamundësi për të shlyer detyrimet financiare.

Kjo situatë nënkupton vonesën e një vendi për të kthyer borxhin në afatin e përcaktuar.

Të gjithë kreditorët e një vendi në pamundësi për të shlyer detyrimet financiare mund të kërkojnë urgjentisht kthimin e shumës themelore të borxhit; thënë ndryshe, kreditorët mund t’i kërkojnë Greqisë, totali i borxhit të jashtëm të së cilës ka arritur në 320 miliardë dollarë, shlyerjen urgjente të shumës themelore pa interes të këtij detyrimi.

Pak orë para skadimit të afatit, qeveria greke u paraqit me një propozim të ri.

Athina u kërkoi partnerëve evropianë ristrukturimin e borxheve të saj dhe një program financiar 2-vjeçar nën kreditimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM).

Ministrat e Financave të eurozonës e vlerësuan këtë propozim nëpërmjet një telekonference dhe iu përgjigjën Greqisë me një “jo” të thatë.

Tashmë e gjithë vëmendja është kthyer nga referendumi, që do të mbahet ditën e diel.

Sondazhet publike tregojnë se pas mbylljes së bankave, është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve grekë, që mbështesin “po”-në në lidhje me propozimin evropian.


TRT - Shqip - Moody's ul notën e kredisë së Greqisë http://ow.ly/P50Ys

Posted by Trt Albanian on 2 Temmuz 2015 Perşembe

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme