Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

20.000 grekë manifestojnë për "po" në referendumin e 5 korrikut

Të paktën 20.000 persona manifestuan mbrëmjen e të martës në Athinë për të mbështetur ”po”-në në referendumin, që do të organizohet të dielën e ardhshme.

20.000 grekë manifestojnë për "po" në referendumin e 5 korrikut

Më 5 korrik, qeveria e Kryeministrit Aleksis Tsipras do të organizojë një referendum në mbështetje të masave buxhetore dhe të reformave të kërkuara nga kreditorët për vendin ballkanik.

Këta manifestues, pjesa më e madhe kundërshtarë të qeverisë së majtë radikale të SYRIZA-s, u mblodhën para godinës së Parlamentit të Greqisë pas kërkesës së një lëvizjeje të quajtur “Ne do të qëndrojmë në Evropë”.

Një ditë më parë, më shumë se 13.000 mbështetës të SYRIZA-s manifestuan në të njëjtin vend për të përkrahur "jo"-në në referendum.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme