Kosovë-Gjermani, nënshkruhet marrëveshje për çështje penale

Kosova dhe Gjermania formalizuan nënshkrimin e marrëveshjes model për bashkëpunim juridik për çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

325922
Kosovë-Gjermani, nënshkruhet marrëveshje për çështje penale

Marrëveshja u nënshkrua sot në Berlin nga ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi dhe homologu gjerman, Heiko Mass.

Ministri Kuçi falënderoi Republikën Federale të Gjermanisë për kontributin dhe qasjen e saj ndaj rajonit të Ballkanit dhe Republikës së Kosovës. Ministri Kuçi u shpreh i përkushtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në të ardhmen të thellohen edhe më shumë.

Në fund të këtij takimi, Heiko Mass pranoi ftesën e ministrit Kuçi që në një të ardhme të afërt të vizitojë Republikën e Kosovës.

Me marrëveshjen e formalizuar, palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat e çështjeve penale, të cilat janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme