Kosovë - Kuvendi rrëzon p/ligjin për gjykatën speciale
Kuvendi i Kosovës ka refuzuar themelimin e gjykatës speciale për procedimin e gueriljeve shqiptare, që akuzohen për trafikimin e organeve të disa serbëve robë të Luftës në Kosovë.
Projektligji i përfshirë në agjendën e punimeve të Kuvendit të Kosovës shkaktoi debate të fuqishme.
Qeveria e Kosovës paraqiti një projektligj për themelimin e një gjykate speciale për procedimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së gjatë luftës me serbët.
Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga deputetët të votojnë në favor të projektligjit të paraqitur nga qeveria.
Por pavarësisht përpjekjeve të Mustafës për të bindur deputetët, nuk u sigurua dot 2/3 e votave, që përbënte shumicën e nevojshme për miratimin e projektligjit.
Rezoluta u rrëzua me votat e deputetëve të shumtë, të cilët kundërshtojnë presionin e vendeve perëndimore për themelimin e gjykatës speciale.
Ndërkohë që brenda sallës së Kuvendit bëhej votimi, populli kosovar protestonte jashtë godinës.
Pretendohet se ish-luftëtarë të UÇK-së gjatë Luftës së Kosovës kanë trafikuar organet e disa serbëve robë të Luftës në Kosovë.