Autorizohet ekstradimi drejt Bosnjës i ish-komandanti Naser Oriç

Zvicra autorizoi ekstradimin drejt Bosnje dhe jo drejt Serbisë, të Naser Oriç, ish-komandant i trupave myslimane të Srebrenicës gjatë luftës ndërkomunitare në vitet 1992-95, kërkuar nga dy vendet për krime lufte.

Autorizohet ekstradimi drejt Bosnjës i ish-komandanti Naser Oriç

Naser Oriç ishte arrestuar më 10 qershor në Thonex, në kantonin e Gjenevës. Serbia kërkonte ekstradimin e tij pas dyshimeve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ky vendim i drejtësisë zvicerane u përshëndet menjëherë nga anëtari mysliman i presidencës kolegjiale (serbe, myslimane, kroate) të Bosnjes, Bakir Izetbegovic.

Oriç ishte shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës në vitin 2008.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme